Klubi italian e ka vendosur çmimin për sulmuesin e rrezikshëm, polak, të cilin e kërkon Milani
Napoli e ka vendosur çmimin për Arkadiusz Milik.
Klubi italian i kërkon 50 milionë euro për sulmuesin polak, shkruan portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.
26 vjeçari ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2021.
Mirëpo, Napoli synon ta shesë atë gjatë kësaj verë, për të mos e humbur pa para pas një viti.
Futbollisti nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin nga “San Paolo”, prandaj largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.
Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Milani, i cili e do atë në vend të Zlatan Ibrahimovicit. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...