Koronavirusi, mjeku Tritan Kalo gatuan trahana në shtëpi, mesazhi optimist: Mos t’ju lëshojë zemra, bashkë do ia dalim - Gazeta Express
string(113) "koronavirusi-mjeku-tritan-kalo-gatuan-trahana-ne-shtepi-mesazhi-optimist-mos-tju-leshoje-zemra-bashke-do-ia-dalim"

Gazeta Express

25/03/2020 9:29

Koronavirusi, mjeku Tritan Kalo gatuan trahana në shtëpi, mesazhi optimist: Mos t’ju lëshojë zemra, bashkë do ia dalim

Gazeta Express

25/03/2020 9:29

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar mbrëmjen e sotme foton e një tave me trahanë, të përgatitur prej tij dhe fton të gjithë shqiptarët ti bashkohen, duke çtensionuar me pak humor situatën nga koronavirusi.

“Në këtë kohë “COVIDIANE” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik”, shkruan mjeku Kalo, ndërsa shton “Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon Qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë.”

“Një recetë mbarëkombëtare…24 Mars 2020 ora 21:00….Në këtë kohë “COVIDIANE” na duhet edhe pak OPTIMIZËM GASTRONOMIK…

Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon Qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant Prizreni, vaj ulliri Berati e Patosi përzier, pluhur speci të kuq nga Gramshi, djath dele Konispoli, ujë Selite, kripë Narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre….

Mos tju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi…..NE BASHKË DO TIA DALIM MBANË”, shkruan mjeku infeksionist Tritan Kalo.

Kujtojmë se, mjeku Tritan Kalo së bashku me shumë olegë të tjerë janë në forntin e parë të betejës me koronavirusin.