Bashkëlojtari i yllit të Kombëtares kuqezi infektohet me koronavirus - Gazeta Express
string(68) "bashkelojtari-i-yllit-te-kombetares-kuqezi-infektohet-me-koronavirus"

Bashkëlojtari i yllit të Kombëtares kuqezi infektohet me koronavirus

Gazeta Express

24/03/2020 21:46

Marco Sportiello, shok skuadre i Berat Gjimshitit te Atalanta, është bërë lojtar i parë i klubit që infektohet me koronavirus.

Atalanta njoftoi këtë mbrëmje se portieri Sportiello ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marco Sportiello

Rajoni Bergamo është ndër më të goditurit nga koronavirusi në Itali.

Sportiello është shok skuadre me Berat Gjimshitin e Kombëtares së Shqipërisë dhe u bë lojtari i parë me virus në Atalanta.

Besohet se ndeshja e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve mes Atalantas dhe Valencias, e zhvilluar më 19 shkurt në Milano, ka qenë shkaktar i një numri të madh të vdekjeve nga koronavirusi në këtë qytet.

Rreth 45 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për ta parë atë ndeshje. /Gazeta Express/