Ish-kampioni i botës në boks, Gavin Rees, e ftoi në ring dhe e rrahu një burrë i cili e kishte kritikuar atë në rrjetin social Facebook.
Gavin “The Rock” Rees është ish-kampion i WBA në kategorinë e peshave të lehta në boks dhe gjatë karrierës së tij i kishte bërë 43 meçe, përfshirë këtu ato kundër Adrien Broner dhe Anthony Crolla, transmeton Gazeta Express.
Ai u pensionua nga karriera e tij si boksier në vitin 2014, pasi e mposhti Gary Buckland në Cardiff. Rees i ka rezistuar dëshirën për t’u kthyer në botën e boksit dhe ka marrë pjesë në një meç miqësor vetëm një herë pas pensionimit.
Megjithatë, pasi u bë viktimë e kritikave të vazhdueshme online, ai vendosi t’i veshë dorëzat e boksit edhe një herë dhe e sfidoi me një meç një kritikues të tij, të cilin e rrëzoi në ring.
Only sparred once in the last 4 years
— gavin rees (@gavtherock) March 22, 2020
Been constantly abused on Facebook by some rude
Took less than 30seconds to shut him up ?
Danny Slug think before u open tha trap again ?
This old man ain't out yet ? pic.twitter.com/oCDpjzDSC9
Videoja u publikua në llogaritë e Rees në rrjete sociale. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...