Ylli i NBA tregon pasojat e koronavirusit: Kam humbur shqisat e nuhatjes dhe shijimit - Gazeta Express
string(84) "ylli-i-nba-tregon-pasojat-e-koronavirusit-kam-humbur-shqisat-e-nuhatjes-dhe-shijimit"

Ylli i NBA tregon pasojat e koronavirusit: Kam humbur shqisat e nuhatjes dhe shijimit

Gazeta Express

24/03/2020 10:33

Humbja e shqisave të shijimit dhe nuhatjes po raportohet të jetë si njëra ndër efektet e të qenët i infektuar me koronavirus. Qendra e Utah Jazz, Rudy Gobert, e ka konfirmuar se ai po i përjeton pikërisht këto dy simptoma, përderisa po rikuperohet nga ky virus.

Ylli i NBA, Rudy Gobert, ishte basketbollisti i parë në ligën elitare amerikane që doli pozitiv në testin për Covid-19, duke bërë që NBA të pezullohet përkohësisht, pa datë kthimi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai fillimisht kishte lajmëruar tifozët se po ndihej mirë, pasi edhe disa bashkëlojtarë të tij dolën pozitivë në këtë test, duke thënë se po përmirësohej çdo ditë e më shumë.

Megjithatë, në ditët e fundit, Gobert ka qenë duke i përjetuar edhe disa efekte të tjera të të qenët i infektuar me koronavirus dhe shkroi në llogarinë e tij në Twitter për t’i pyetur tifozët e tij se a janë duke i pasur edhe ata këto simptoma.

“Vetëm dua t’ju njoftoj juve djema për të rejat e fundit. Humbja e shqisave të shijimit dhe nuhatjes janë definitivisht ndër simptomat”, shkroi francezi.

“Unë s’kam qenë në gjendje të nuhasë asgjë në katër ditët e fundit. A po e përjeton ndokush të njëjtën gjë?”

Gobert e kishte konfirmuar se është infektuar me koronavirus para 12 ditëve, më 12 mars, gjë që kishte bërë të shtyhej ndeshja mes Utah Jazz dhe Oklahoma City Thunder. /Gazeta Express/