Hudson-Odoi shërohet nga koronavirusi - Gazeta Express
string(37) "hudson-odoi-sherohet-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

23/03/2020 23:00

Hudson-Odoi shërohet nga koronavirusi

Gazeta Express

23/03/2020 23:00

Hudson-Odoi ka lënë prapa infektimin me virusin që po merr mijëra jetë, COVID-19

Chelsea ka konfirmuar se Callum Hudson-Odoi është “duke u ndier mirë si në ditët e zakonshme” pasi u diagnostifikua me COVID-19 dy javë më parë.

Hudson-Odoi doli pozitiv me 13 mars dhe menjëherë u fut në vet-izolim, derisa Chelsea mbylli gjithçka dhe gjithë lojtarët tjerë u vet-izoluan.

Megjithëse në njoftimin e Chelseas nuk përcaktohet në mënyrë kategorike se anësori i Anglisë i është nënshtruar një tjetër testi dhe të ketë dalë negativ, por Blutë sigurojnë që ai është mirë.

19 vjecari ka shënuar 3 gola në 25 paraqitje për Chelsean këtë sezon. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement