Sulmuesi i Milanit nga karantina: “Familja ime janë të brengosur” - Gazeta Express
string(62) "sulmuesi-i-milanit-nga-karantina-familja-ime-jane-te-brengosur"

Gazeta Express

23/03/2020 21:00

Sulmuesi i Milanit nga karantina: “Familja ime janë të brengosur”

Gazeta Express

23/03/2020 21:00

Castillejo vazhdon të jetë i izoluar në Milano, derisa familja e tij ne Spanje

Sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo, këto ditë izolimi duhet t’i kalojë pa familjen e tij, pasi ata gjenden në Spanjë dhe për shkak situatës së krijuar, nuk kanë mundur të ribashkohen.

Spanja me Italinë janë dy vendet më të prekura në Europë nga koronavirusi dhe ai ka treguar se janë të brengosur për njëri-tjetrin.

“Familja ime janë mirë në shtëpi, ata janë të brengosur për mua sepse jam këtu (Milano) I vetëm. Shpresojmë kjo të kalojë sa më shpejt që është e mundur, veçanërisht për të pasur shans që të jem pranë familjes”, deklaroi ai.

Në Itali, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar mbi 5 mijë, kurse në Spanjë është në rritje e sipër, gati ka arritur 2 mijë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement