“Shpresojmë që Pioli të qëndrojë në Milan” - Gazeta Express
string(40) "shpresojme-qe-pioli-te-qendroje-ne-milan"

Gazeta Express

23/03/2020 17:10

“Shpresojmë që Pioli të qëndrojë në Milan”

Gazeta Express

23/03/2020 17:10

Castillejo shpreson që Pioli të jetë trajner i Milanit edhe sezonin 2020/21

Samu Castillejo ka shprehur dëshirën që Stefano Pioli të mbetet trajner i Milanit dhe sezonin tjetër dhe mezi pret të ndjejë edhe njëherë përkrahjen e tifozëve në San Siro.

25-vjecari u transferua nga Villarreali në vitin 2018 dhe ka bërë 59 paraqitje për Rossoneri, ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar 8 asistime, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se në paraqitjet e ekipit, nuk duhet të i hidhet faji vetëm trajnerit për rezultate negative, por edhe futbollistëve.

“S’ka të bëjë vetëm me trajnerin që të vendosë në fushë, por varet shumë edhe nga puna e lojtarit në fushë”, tha ai për Sky Sport Italia. “Shpesh koka është më e rëndësishme se gjithçka, sidomos në kohëra të vështira”.

“Pioli është trajner fantastik, shpresoj ta kemi këtu edhe vitin tjetër”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement