Heynckes e kujton Sanzin, i kishte ndihmuar kur i ishte sëmurë gruaja - Gazeta Express
string(68) "heynckes-e-kujton-sanzin-i-kishte-ndihmuar-kur-i-ishte-semure-gruaja"

Gazeta Express

22/03/2020 19:14

Heynckes e kujton Sanzin, i kishte ndihmuar kur i ishte sëmurë gruaja

Gazeta Express

22/03/2020 19:14

Jupp Heynckes ka kujtuar presidentin e ndjerë të Real Madridit, Lorenzo Sanz

Lorenzo Sanz, i cili vdiq të shtunën pas infektimit me koronavirus, ishte president i Madridit nga viti 1995 deri më 2002, në një periudhë gjatë të cilës klubi i fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Ai vdiq të shtunën në moshën 76-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi Covid-19.

“Pas finales në Amsterdam dhe kthimit në Madrid, gruaja ime papritmas u sëmur. Vetëm një orë pasi hyri në klinikë, Presidenti Sanz ishte ulur pranë shtratit të saj me gruan e tij. Zonja Sanz madje i ofroi gruas time që të kalonte tërë natën në dhomën e spitalit. Çfarë gjesti njerëzor! Çfarë familje fisnike!”, tha ai.

Me të në krye të klubit, pas 32 vjetëve pritje, Reali e fitoi titullin e shtatë dhe të shumëpritur në Ligën e Kampionëve më 1998 në Amsterdam. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement