Kabashi i irrituar me Kurtin e LDK-në: Ikni krejt, na i lini vetëm Lumirin e Arben Vitinë - Gazeta Express
string(84) "kabashi-i-irrituar-me-kurtin-e-ldkne-ikni-krejt-na-leni-vetem-lumirin-e-arben-vitine"

Kabashi i irrituar me Kurtin e LDK-në: Ikni krejt, na i lini vetëm Lumirin e Arben Vitinë

Gazeta Express

20/03/2020 14:07

I shqetësuar nga zhvillimet e fundit politike në vend dhe nga rreziku që Kosova të mbetet pa qeveri në kohën e pandemisë COVID-19, është edhe artisti kosovar, Astrit Kabashi.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Kabashi ka thënë se qytetarëve të Kosovës nuk iu intereson se çfarë flet Agim Veliu e nëse kryeministri ka frikë nga dialogu me Serbinë.

Lexo Edhe:

Siç thotë Kabashi të gjitha këto sfida kanë qenë të ditura para se Kurti të futej në garë për ta udhëhequr me Qeverinë.

Në fund ai i irrituar ka thënë se le të ikin të gjithë, vetëm Lumir Abdixhiku dhe Arben Vitia të qëndrojnë për ta udhëhequr Kosovën.

Reagimi i plotë:

Kujt i kerset Kryeminister

Askujt si kerset KM per deklarimet e Agimit e as per friken qe e ke ti per deshtim, sepse kete te fundit eshte dashur ta parashikosh. Nuk je ti i pari e as i fundit.

E para
Frika nga negociatat qe priteshin, dhe ajo qe ti do te detyroheshe te nenshkruaje! (Per kete nuk hoqe taksen).

E dyta
Kjo pandemi, frika se gjithçka do te rreshqiste nga duart dhe nga kontrolli! Gjendja e jashtezakonshme, qe nga momenti qe e propozoi Presidenti, ti nuk vure gjume ne sy!
(Ky i fundit me mire te rrinte ne Burojë dhe te krasiste).

E treta
… dhe e verteta, ti nuk mbijeton por jeton. Kete po e kerkojne edhe 1.8 milion qytetare te Kosoves ne kete kohe Pandemie, e qe shpresat i kishin ne ty dhe ne kete koalicion… e vertet ti jeton, por sa nga keta qytetar (larg qofte) nuk do te jetojne. Kush do te marr pergjegjesi? Sigurisht pergjegjes do te jene ata qe jetojne!

E katerta dhe e fundit
Nese large qofte kjo Pandemi nuk kalon dhe merr jetera njerzish ne kete vend, nga koalicioni i shpreses do mbaheni mend per jetë te jetëve si koalicioni i vdekjes! Kot jetoni pastaj!

Me duhet edhe e pesta
Ikni krejt dhe me kete vend le te udheheqë Arben Vitia dhe Lumir Abdixhiku!

Shume i shqetesuar, i merzitur, i mllefosur, dhe i brengosur!