Pas Rahovecit, edhe Bashkimi i ka liruar basketbollistët e huaj
Përmes një postimi në Facebook, KB Bashkimi ka njoftuar se “me marrëveshje të dyanshme” ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistët e huaj Stevie Clark, Terik Bridgeman, Spenser Mitchell dhe Corey Raley Ross, raporton Gazeta Express.
Postimi i plotë i Bashkimit:
FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA! ?
Klubi me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistët e huaj Stevie Clark, Terik Bridgeman, Spenser Mitchell dhe Corey Raley Ross.
Lojtarët në fjalë sot janë përcjellur në aeroport nga drejtori sportiv i klubit, Artan Kurti, për të udhëtuar drejt ShBA-së, përkatësisht në vendlindjet e tyre.
Largimi i lojtarëve të huaj ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga sëmundja Covid-19?, ku si rrjedhojë janë pezulluar për kohë të pacaktuar edhe ndeshjet e Superligës.
KB Bashkimi falënderon përzemërsisht lojtarët për kontributin e tyre gjatë këtij stinori.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...