Komuna e Vushtrrisë lejon që nesër dyqanet të punojnë - Gazeta Express
string(53) "komuna-e-vushtrrise-lejon-qe-neser-dyqanet-te-punojne"

Gazeta Express

14/03/2020 21:49

Komuna e Vushtrrisë lejon që nesër dyqanet të punojnë

Gazeta Express

14/03/2020 21:49

Ka kohë që në komunën e Vushtrrisë nuk janë të hapura marketet në ditën e fundit të javës.

Por në situatën pandemike nga koronavirusi, të gjitha dyqanet do të jenë të hapura kështu duke lehtësuar furnizimin e qytetarëve.

Komuna e Vushtrrisë vendosi që të dielën të punojnë vetësherbimet me qëllim të lehtësimit të furnizimeve me gjëra ushqimore nga qytetarët.

Gjithashtu thuhet se nuk ka nevojë për panikë sepse marketet kanë mjatueshën furnizime për qytetarët.

“Të dielen lejohen të punojnë vetëshërbimet, supermarketet dhe dyqanet tjera ushqimore në Komunën e Vushtrrisë. Kjo me qëllim të lehtësimit për furnizim të qytetarëve. Furnizime në markete ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik. Vendimi është marrur sot nga Shtabi Emergjent Covid-19 i Komunës së Vushtrrisë. Ky pezullim i rregullores për orarin e punës do të vlejë deri në kalimin e situatës pandemike Covid-19”, thuhet në njoftimin e komunës.