Sahiti flet për kthimin e Zenelit, Kryeziut e Shalës - Gazeta Express
string(51) "sahiti-flet-per-kthimin-e-zenelit-kryeziut-e-shales"

Gazeta Express

13/03/2020 20:49

Sahiti flet për kthimin e Zenelit, Kryeziut e Shalës

Gazeta Express

13/03/2020 20:49

Ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, i është gëzuar kthimit në fushën e lojës pas një mungese të gjatë të Arbër Zenelit, Hekuran Kryeziut e Herolind Shalës, para ndeshjs së rëndësishme të Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut.

Pas rreth tetë muaj mungesë në fushën e lojës shkaku i një lëndimi të rëndë të pësuar, Arbër Zeneli i është kthyer futbollit me ekipin e Stade de Reims, duke luajtur pak minuta në ndeshjet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Së fundi, edhe mesfushori i Kosovës Hekuran Kryeziu iu kthye fushës së lojës pasi u shërua nga një lëndim i rëndë, duke luajtur 35 minuta në ndeshjen e para fundit. Ndërds, Shala luajti për Kosovën në ndeshjen e janarit kundër Suedisë.

Megjithatë, të gjithë këta lojtarë s’kanë pasur minuta të shumtë loje në ekipet e tyre, për dallim nga Milot Rashica e Vedat Muriqi, të cilët janë rregullisht titullarë. Këta dy të fundit kohët e fundit janë kritikuar se kanë rënë nga forma, gjë të cilën e kundërshton Sahiti.

“Zeneli, Kryeziu e Shala janë të gatshëm, tash mbetet të shihet sa janë në gjendje fizike ata t’i përballojnë 90 minuta lojë, pasi që kanë bërë një pauzë të gjatë. Megjithatë, ata mund të kthehen në formën më të mirë të mundshme, pasi që tashmë janë kthyer në skuadra, edhe pse jo me minutash të madhe”, ka thënë Sahiti në emisionin “Favorit” në T7.

“Disa mediume sikur janë mësuar ta shohin Vedat Muriqin të shënojë shpesh, ose Milot Rashicën. Dhe kur ata nuk shnëojnë, atëherë thojnë se ata nuk janë në formën e tyre më të mirë. Ti mund të mos shënosh, por të punosh shumë për skuadrën. Pavarësisht që nuk kanë shënuar si në të kaluarën, ata janë në formë të mirë”.

Trajneri Bernard Challandes dhe Sahiti do të shpresojnë që të gjithë këta lojtarë të jenë në formën e tyre më të mirë për ndeshjen e 26 marsit kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-offs kualifikues për Kampionat Evropian 2020, nëse kjo ndeshje nuk shtyhet. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement