Është bërë dezinfektimi i hapësirave të stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Prishtina – Ferizaj
Edhe pse koronavirusi ka shkaktuar panik të madhe nëpër botë duke anuluar gjitha kampionatet, IPKO Superliga do të vazhdojë.
Prishtina të dielën ballafaqohet me Ferizajn në kuadër të javës së 23-të.
Kjo ndeshje do të zhvillohet pa pranin e publikut pas vendimit të fundit të Qeverisë që ndeshjet sportive të zhvillohen pa tifozë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mirëpo, kjo nuk është masa e vetme e marrë pasi sot është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave të stadiumit “Fadil Vokrri” në mënyrë për t’u mbrojtur sa më shumë nga ky virus që tashmë është bërë problem për gjithë globin.
Ndeshja Prishtina – Ferizaj luhet të dielën nga ora 14:00.
Nuk ka ndonjë vendim ende nga FFK-ja për ta pezulluar kampionatin, por raportohet se mund të ndodhë pas dy rasteve të konfirmuara me koronavirus. /Gazeta Express/



