Thiago kërkon suspendimin e Bundesligës: Kjo është çmenduri - Gazeta Express
string(58) "thiago-kerkon-suspendimin-e-bundesliges-kjo-eshte-cmenduri"

Gazeta Express

13/03/2020 14:20

Thiago kërkon suspendimin e Bundesligës: Kjo është çmenduri

Gazeta Express

13/03/2020 14:20

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, ka kërkuar që t’i jepet fund vendimeve të “çmendura” të Federatës gjermane, që ende s’ka vendosur për suspendimin e Bundesligës, përkundër përhapjes së koronavirusit.

Pas identifikimit të rasteve të para me koronavirus edhe në botën e futbollit, pothuajse të gjitha ligat e mëdha të Evropës kanë vendosur t’i suspendojnë ndeshjet, transmeton Gazeta Express.

Premierliga u bë sot liga e fundit që vendos për suspendimin e dy xhirove të ardhshme, që do të se ndeshjet në ligën elitare angleze s’do të kthehen deri më 3 prill.

Ndërkohë, edhe La Liga, Serie A e Ligue 1 i kanë suspenduar ndeshjet e xhirove të ardhshme, përderisa UEFA i ka suspenduar ndeshjet e javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, ngjashëm me sezonin e ligës MLS në SHBA.

Shumë lojtarë dhe trajnerë përreth botës kanë dalë pozitiv në koronavirus, përfshirë këtu mbrojtësin e Juventusit Daniele Rugani, anësorin e Chelseat Callum Hudson-Odoi dhe trajnerin e Arsenalit, Mikel Artetan.

Megjithatë, autoritetet në Gjermani s’kanë vendosur ende për shtyrjen e ndeshjeve të ardhshme, gjë që e ka zemëruar mesfushorin e Bayern Munichut, Thiago Alcantaran.

“Kjo është një çmenduri. Mos u tallni më dhe kthejuni realitetit. Le të jemi të sinqertë, ka shumë prioritete më të rëndësishme sesa cilido sport”, shkroi Alcantara.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Bayerni do ta vizitojë të dielën Union Berlinin për ndeshjen e Bundesligës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement