PSG eliminon Dortmundin, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(61) "psg-eliminon-dortmundin-ne-cerekfinale-te-liges-se-kampioneve"

Gazeta Express

11/03/2020 22:59

PSG eliminon Dortmundin, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Gazeta Express

11/03/2020 22:59

Paris Saint-Germain e ka eliminuar Borussia Dortmundin nga Liga e Kampionëve pasi që e ka mundur atë me rezultat 2-0. PSG kalon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1

Leipzigut dhe Atalantas sonte në çerekfinale i është bashkuar edhe Paris Saint Germain.

PSG ka mundur sot në Parc des Princes skuadrën gjermane me dy gola që ata kanë shënuar në pjesën e parë.

Fillimisht ishte Neymar i cili shënoui një gol të bukur me kokë në minutën e 28-të. Një krosim nga Di Maria gjen në zonë Neymar i cili shënon golin e epërsisë për PSG.

Në minutën e dytë shtesë PSG do të shënonte edhe golin e dytë. Ishte Bernat që do të shënonte golin e dytë dhe me këtë gol të dy skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Borussia Dortmund sulmoi shumë dhe kishte disa raste të mira për shënim por që nuk arriti ti konkretizonte ato.

Me këtë fitore, PSG kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke u bërë skuadra e tretë që kualifikohet në këtë fazë gjatë këtij sezoni. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement