Pneumologu i njohur nga Shqipëria, Perlat Kapisyzi duke folur për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga përhapja e koronavirusit, është shprehur se ka besim tek masat që janë marrë dhe tek formimi i mjkëve, të cilët do të jenë në vijën e parë për përballimin e situatës.
Ky doktor gjatë intervistës për Euronews Albania shpjegoi se, virusi COVID-19 përhapet kryesisht përmes spërklave dhe nga kontakti fizik, prandaj këshillohet që të mbahet një distancë në mes të njerëzve.
“Virusi qëndron aktiv me ditë. Virusi mbështillet nga një membranë yndyrore e cila është sensitive ndaj sapunit. Prandaj, thjesht një larje duarsh me sapun është më efikase se sa bërja e duarve me solucione dezinfektuese”, u shpreh doktori.
Një rëndësi të madhe ka edhe dezinfektimi i ambientit, pasi virusi është gjetur edhe në dorezat e derës dhe në kapakun e tualeteve. Mjeku i njohur deklaroi gjithashtu se është shumë e rëndësishme, që njerëzit të kufizojnë lëvizjet pasi një person i infektuar rrezikun t’ua transmetoj virusin zakonisht dy personave të tjerë. /tiranapost/ Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...