Beckham e do David Silvan në Inter Miami - Gazeta Express
string(40) "beckham-e-do-david-silvan-ne-inter-miami"

Gazeta Express

10/03/2020 17:45

Beckham e do David Silvan në Inter Miami

Gazeta Express

10/03/2020 17:45

Legjenda angleze po mundohet ta ndërtojë një ekip solid në elitën e futbollit amerikan duke transferuar futbollistë me përvojë nga futbolli evropian

David Beckham ua ka vënë syrin futbollistëve të njohur që luajnë në Evropë, shkruan Gazeta Express.

Ish-futbollisti i njohur anglez po synon t’i transferojë në klubin e tij Inter Miami, kryesisht lojtarët që janë në përfundim të karrierës.

Në sy të ish-përfaqësuesit anglez është David Silva.

Veterani i mesfushës pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata me kampionin aktual anglez.

Dhe, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se Silva mund të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë verës që vjen.

34 vjeçarin e do edhe klubi tjetër amerikan, New York, por Beckham është i vendosur për ta transferuar mesfushorin kreativ në Miami. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement