Gjiganti bavarez duket se po shikon pista të tjera, pasi nuk dihet nëse sulmuesi gjerman do të rikthehet në formë pas lëndimit
Bayern Munichu ka nisur ta ftoh interesimin e tij për Leroy Sanen.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Kicker”, përcjell Gazeta Express.
Përfaqësuesi gjerman pritet të rikthehet nga lëndimi i rëndë që e kishte pësuar verën e kaluar.
Gjiganti bavarez e donte lojtarin e krahut edhe vitin e kaluar, por e shtyu transferimin shkaku i lëndimit.
Sidoqoftë, kampioni gjerman duket se tash po shikon pista të tjera pasi nuk e di nëse sulmuesi do të rikthehet në formë optimale pas lëndimit. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...