Manchester United e ka mposhtur 2-0 në derbi Manchester Cityn.
Mançesteri është i kuq.
United ka triumfuar në derbi kundër rivalit të përjetshëm, Manchester City.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultatin 2-0, në sfidën që u zhvillua në “Old Trafford”.
Golin e parë e realizoi sulmuesi Anthony Martial, në minutën e 30’ të takimit, raporton Gazeta Express.
Në pjesën e dytë, kur City vazhdimisht po kërkonte barazimin, Unitedi në fund në minutën e 96-të shënoi edhe një tjetër.
Scott McTominay realizoi në portën e boshatisur nga Ederson për 2-0.
Kjo humbje e City vetëm sa e ofron Liverpoolin te titulli.
Diferenca është 25 pikë dhe në rast të nëj gabimi të mundshëm të Man City në sfidën e mbetur me Arsenalin, atëherë Liverpoolit i duhen vetëm edhe tri pikë për t’u shpallur kampionë.
Derisa Unitedi me këtë fitore edhe më shumë i është afruar objektivit, që është zona Champions League. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...