Plani i Real Sociedadit për ta bllokuar gjuajtjen e lirë të Messit - Gazeta Express
string(66) "plani-i-real-sociedadit-per-ta-bllokuar-gjuajtjen-e-lire-te-messit"

Gazeta Express

08/03/2020 10:32

Plani i Real Sociedadit për ta bllokuar gjuajtjen e lirë të Messit

Gazeta Express

08/03/2020 10:32

Real Sociedadi doli me një plan të paparë për t’ia pamundësuar Lionel Messit shënimin e golit nga gjuajtja e lirë, në takimin e së shtunës kundër Barcelonës në La Liga.

Messi, megjithatë, e shënoi golin e triumfit 1:0 të Barçës, duke realizuar nga penalltia për ta kthyer skuadrën e tij në krye të La Ligës, shkruan Gazeta Express.

Messi e kishte realizuar një gol të jashtëzakonshëm kundër Sociedadit dy sezone më parë, dhe lojtarët e La Real u siguruan që argjentinasi të mos e përsërisë atë të shtunën në Camp Nou.

Plani i trajnerit Imanol Alguacil ishte ta mbi popullonte zonën e portierit duke vendosur sa më shumë lojtarë përpara topit, në vend se ta vendoste një mur mbrojtës tradicional.

Messi, i hutuar, e harkoi topin pa kërkuar të gjuajë drejt portës, dhe mbrojtja e Sociedadit e largoi topin pa telashe.

“Ne u desh ta studionim çdo detaj sepse e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Messi”, tha Imanol pas ndeshjes.

“Gjatë javës bëmë prova dhe fatmirësisht patëm sukses”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement