Verrattin e refuzon e dashura në shtrat, publikohet videoja e kamerës së fshehtë - Gazeta Express
string(79) "verrattin-e-refuzon-e-dashura-ne-shtrat-publikohet-videoja-e-kameres-se-fshehte"

Gazeta Express

07/03/2020 22:54

Verrattin e refuzon e dashura në shtrat, publikohet videoja e kamerës së fshehtë

Gazeta Express

07/03/2020 22:54

Ndoshta në fushën e blertë është ai që driblon lojtarët kundërshtarë dhe shënon gola, por “autogol” këtë herë fantazistit Marco Verratti i ka bërë e dashura e tij, Jessica Aidi.

Në bashkëpunim me kompaninë televizive Mediaset, modelja franceze ka inskenuar një episod mjaft komik.

Në videon e marrë nga kamera e fshehtë në dhomën e një hoteli, shikohet Verratti teksa përkëdhel dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me Jessican, por të gjithë tentativat e tij dështuan pasi partnerja “refuzoi” t’i përgjigjej dëshirave të futbollistit.

Kur e pa që ishe e pamundur të bindte të dashurën për të kaluar një moment intim, Marco shihet teksa shtrihet indiferent në shtratin e hotelit ku ndodheshin.

Por, kjo video gazmore na i ka mësuar edhe një nga frikërat më të mëdha të italianit, brejtësit. 27-vjeçari u frikësua së tepërmi kur zbuloi një brejtës të rremë poshtë jastëkut të tij, e cila ishte vendosur qëllimisht aty nga ideatorët e kameras së fshehtë. /Tch/

Advertisement
Advertisement
Advertisement