Muriqi s’arrin të shënojë në barazimin e Fenerbahces - Gazeta Express
string(51) "muriqi-sarrin-te-shenoje-ne-barazimin-e-fenerbahces"

Gazeta Express

07/03/2020 20:03

Muriqi s’arrin të shënojë në barazimin e Fenerbahces

Gazeta Express

07/03/2020 20:03

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, nuk arriti ta dëshmojë veten në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Denizlisporit, në Superligën turke.

Fenerbahce i humbi dy pikw të rwndwsishme për garën për ta zënë një vend kualifikues për edicionin e ardhshëm të garave evropiane, për shkak se s’arri të marrw nw në shtëpi rezultat mw të mirw sesa barazimi 2:2 kundwr Denizlisporit, transmeton Gazeta Express.

Fenerbahce kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes, përmes një goli të shënuar nga Ozan Tufan. Mirëpo situata për nikoqirët ndryshoi në momentet e fundit të pjesës së parë, kur Tolgay Arslan u ndëshkua me karton të kuq dhe ia dha mundësinë e artë mysafirëve për ta barazuar rezultatin.

Radoslaw Murawski e shfrytëzoi këtë mundësi të artë dhe arriti të konkretizojë nga pika e penalltisë. Fakti që po luante me një lojtar më pak e dëmtoi Fenerbahcen në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Mustafa Yumlu e kaloi në epërsi Denizlisporin në minutën e 75-të. Por, Fenerbahce s’u dorëzua dhe e gjeti golin e barazimit nw minutën e tretw të kohës shtesw, falw Serdar Azizit.

Muriqi luajti 90 minutat e plotë në këtë përballje dhe e pati një goditje brenda kuadratit të portës, e cila megjithatë u prit nga portieri Adam Stachowiak. Muriqi e preku topin gjithsej 48 herë, i bëri 17 pasime të sakta, ndërsa e humbi topin 20 herë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement