Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se vetëbesimi nuk është diçka që mund ta vendosësh në xhep dhe ta mbash aty përjetësisht, pasi skuadra e tij arriti t’i kthehet ecurisë së fitore në ndeshjen kundër Bournemouthit.
Shumica e sezonit 2019/20 ka sjellë rezultate dhe paraqitje pozitive për skuadrën e Liverpoolit, duke bërë kështu që djemtë e Jurgen Kloppit të kenë mjaft vetëbesim në fushën e lojës, transmeton Gazeta Express.
Djajtë e Kuq e kanë pasur një ecuri mbresëlënëse në Premierligë, ku po tentojnë ta fitojë titullin e parë si kampion të Anglisë në 30 vjet. Një pjesë e madhe e këtij suksesi është ndërtuar në Anfield, ku Liverpooli shkroi sot histori duke e marrë fitoren e 22-të radhazi të ligës angleze në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.
Kjo fitore erdhi në një moment kritik për Liverpoolin, që kishte pësuar disfatë në tri nga katër ndeshjet e fundit të zhvilluara – kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, Ëatfordit në Premierligës dhe Chelseat në FA Cup.
Megjithatë, trajneri i Liverpoolit u shpreh i kënaqur që skuadra e tij arriti t’i kthehet fitoreve sërish.
“Unë e di se çfarë aftësie kanë këta djelmosha, por unë nuk jam ai që luan, por ata. E kam thënë edhe më parë, vetëbesimi nuk është diçka që e fiton, e fut në xhep edhe e mban për tërë jetën. Është diçka që shkon e vjen”, ka thënë Klopp.
“Ajo ndjenjë është e nevojshme për të të funksionuar gjërat. Duhet të luftosh shumë. Kjo është gjëja kryesore. Por, tani ne i kemi 82 pikë dhe kjo është e këndshme. Duhet të vazhdojmë të luftojmë kundër të gjithëve dhe këtë e bëmë edhe sot”. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...