string(43) "7-marsi-komuna-e-prishtines-ndalon-dhuratat"

Gazeta Express

06/03/2020 20:03

7 marsi, komuna e Prishtinës ndalon dhuratat

Gazeta Express

06/03/2020 20:03

Për ditën e mësuesit më nuk do të shpërndahen dhurata. Kjo është vendosur këtë vit nga DKA e Prishtinës, ku në vendimin e tyre theksohet se mësuesit dhe mësueset mund të pranojnë vetëm lule e kartolina nga nxënësit si dhuratë. Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, sot në shkolla fëmijët kishin ardhur me lule e dhurata të tjera.

Me një njoftim DKA në Prishtinë ua ka ndaluar mësuesve të pranojnë dhurata pos luleve dhe kartolinave

Enita ka zgjedhur që me këtë lule të falënderoj mësuesen e saj.

Në prag të festës së 7 marsit, Enita Grainca e cila është nxënëse e klasës së dytë në shkollën e mesme të ulët ‘’Ismail Qemali’’ në kryeqytet, e di që kjo ditë i dedikohet mësimdhënësve.

Një ditë më parë, drejtoria e Arsimit në Prishtinë përmes një njoftimi kishte kërkuar që mësimdhënësit të mos pranojnë dhurata për arsye se, siç thuhet, ngarkojnë buxhetin e prindërve.

Me këtë vendim pajtohet edhe babai i Enitës, Blerimi që e konsideron festën e 7 marsit më shumë simbolike.

Por angazhimi i mësuesve për disa nga nxënësit meriton të shpërblehet edhe me dhurata.

E brenda klasës së 4/6 të kësaj shkolle, vendimi i drejtorisë u respektua.

Nxënësit i dhuruan lule mësueses Meritë në nder të 7 marsit.

Pavarësisht kësaj, pati shumë raste kur fëmijët erdhën në shkollë jo vetëm më lule, por edhe me dhurata tjera për mësuesit e tyre.