Federata maqedonase shpreson që ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë të luhet me shikues - Gazeta Express
string(84) "federata-maqedonase-shpreson-qe-ndeshja-maqedoni-e-veriut-kosove-te-luhet-me-shikues"

Gazeta Express

06/03/2020 15:59

Federata maqedonase shpreson që ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë të luhet me shikues

Gazeta Express

06/03/2020 15:59

Ekziston mundësia që, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, ndeshja ndërmjet Maqedonisë së veriut dhe Kosovës të luhet pa praninë e tifozëve

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut shpreson që ndeshja ndërmjet ekipit kombëtar të këtij shteti dhe Kosovës, të luhet në praninë e shikuesve, shkruan Gazeta Express.

Maqedonia e Veriut do të përballet me “Dardanët” në ndeshjen e 26 marsit në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.

Kohëve të fundit po flitet se kjo ndeshje mund të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të koronavirusit.

Mirëpo, Federata maqedonase shpreson që të mos marrë rekomandim apo ndalim eventual të prezencës së shikuesve nga ana e institucioneve shtetërore.

Maqedonasit shpresojnë të luajnë me shikues, në mënyrë që ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement