Një aksident tragjik i ka marrë jetën 8 futbollistëve në Guine. Autobusi i klubit të futbollit Etoile de Guine është përmbysur në dalje të qytetit të Mamou, teksa po udhëtonte drejt Kankanit, për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Nuk është hera e parë që në Guine, regjistrohen të tilla tragjedish, pasi kujtojmë që në muajin janar, humbën jetën 3 futbollistë të ekipit Uakria në një tjetër aksident.

Aksidenti tragjik i ndodhur së fundmi, ka tronditur botën e futbollit, duke marrë vëmendjen e mediave prestigjioze. Sportdashës të shumtë, kanë shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën, transmeton Panorama Sport.


Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...