Tifozët e Manchester Unitedit u argëtuan nga videoja ku shihej Wayne Rooney duke e goditur me shuplakë Andreas Pereiran, në mënyrë shoqërore, pas ndeshjes të zhvilluar dje.
Derby County u mposht me rezultat 3:0 nga Manchester Unitedi në Pride Park të enjten në kuadër të rundit të pestë të FA Cup. Luke Shaw e zhbllokoi fillimisht rezultatin e ndeshjes, para se Odion Ighalo t’i shënonte dy gola për ta zënë një vend në çerekfinale kundër Norwich Cityt, transmeton Gazeta Express.
Kapiteni i Derby Countyt, Rooney, luajti kundër ish-klubit të tij dhe madje ishte afër të shënojë gol, mirëpo një goditje e mirë nga gjuajtja e lirë në momentet e fundit të ndeshjes u prit në mënyrë mbresëlënëse nga Romero.
Wayne Rooney is every Man United fan:
pic.twitter.com/hZV4Za7qOz— Therese ?? (@ThereseUTD) March 5, 2020
Pereira u kritikua shumë nga tifozët për paraqitjen e tij në këtë ndeshje dhe videoja ku Rooney shihet duke ia dhënë një shuplakë brazilianit i argëtoi tifozët, të cilët shkruan në rrjete sociale se Rooney e bëri atë që dëshiron ta bëjë çdo tifoz i Djajve të Kuq.
34-vjeçari e la Manchester Unitedin për Evertonin gjatë verës së vitit 2017, pas një karriere mbresëlënëse 13-vjeçare, gjatë së cilës u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 253 golat e tij, si dhe i fitoi 12 trofe të mëdha. Ai iu bashkua Derbyt si lojtar-trajner në janar, pas një periudhe në ligën amerikane me DC Unitedin. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...