Troy Deeney ka marrë vëmendje me komentin e tij qesharak që e bëri në tunel para ndeshjes së Premierligës mes Watfordit dhe Liverpoolit të shtunën.
Deeney i tha një djaloshi se ai mund të kishte ecur me qendërmbrojtësin e famshëm të Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, po të kishte paguar më shumë, transmeton Gazeta Express.
“Nëse do të kishe paguar më shumë, mund të ishte duke qëndruar aty”, tha Deeney, përderisa bënte me gisht drejt Van Dijkut.
Van Dijku e dëgjoi këtë bisedë mes Deeney dhe djaloshit dhe s’mund të rezistonte pa qeshur, përderisa vendosi të mos e shikonte në sy kundërshtarin e tij.
Klubet e Premierligës i kërkojnë deri në 700 funte për t’ua dhënë mundësinë fëmijë ta shijojnë përvojën si përcjellës i lojtarëve teksa dalin në fushën e lojës për ndeshje të Premierligës.
Çmimet te klubet e Premierligës:
“Kjo është duke u bërë privilegj për ata që kanë mundësi ta përballojnë”, ka thënë drejtori i ri i Komitetit Sportiv, Mediatik, Kulturor e Digjital, Julian Knight.
“Kjo shkon plotësisht në kundërshtim me rrënjët e klasës punëtore të futbollit”. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...