Arsenali fiton dhe kualifikohet n'çerekfinale - Gazeta Express
string(44) "arsenali-fiton-dhe-kualifikohet-ncerekfinale"

Gazeta Express

02/03/2020 22:46

Arsenali fiton dhe kualifikohet n’çerekfinale

Gazeta Express

02/03/2020 22:46

Arsenali e ka mundur Portsmouthin për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

Skuadra e Mikel Artetës triumfoi me rezultat të pastër 2-0, me pothuajse formacionin e dytë – pasi më të mirët ishin lënë në stol, disa jashtë skuadrës.

Sokratis Papastathopoulos në pjesën e parë dhe Edward Nketiah në fillim të pjesës së dytë shënuan për ‘Topçinjtë’.

Këtë kualifikim të Arsenalit e zbeh lëndimi i rëndë i  Lucas Torreiras në pjesën e parë.

Ai u dëmtuar në minutën e 16’, pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa të lojtari kundërshtar.

Torreira u largua me lese mes dhimbjeve, tregues i qartë se lëndimi është serioz, raporton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement