Erërat e forta që përsëri e kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se erërat e mbrëmshme kanë thyer shumë shtylla, ku si pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Buzhala ka treguar se komunat më të prekura nga këto prishje kanë qenë ajo e Skenderajt dhe e Vushtrrisë, por, sipas tij, shumicës së konsumatorëve u është rikthyer energjia elektrike.
“Kemi mobilizuar menjëherë ekipet të cilat janë të pajisura me makineritë përkatëse kanë arritur të sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Buzhala.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...