“Paniku nga koronavirusi”, psikologia Toçe: Frika e pashmangshme - Gazeta Express
string(60) "paniku-nga-koronavirusi-psikologia-toce-frika-e-pashmangshme"

“Paniku nga koronavirusi”, psikologia Toçe: Frika e pashmangshme

Gazeta Express

26/02/2020 20:22

Psikologia Denada Toçe është shprehur se Shqipëria duhet të marrë parasysh masat parandaluese që kanë të bëjnë me koronavirusin.

Toçe tha se është normale që të ekzistojë frika, pasi njeriu nuk mund ta kontrollojë frikën kur është para një frike të panjohur.

Lexo Edhe:

Sipas saj tashmë situata duket e ekzagjeruar nga qytetarët, por që në të vërtetë tashmë është normale një frikë dhe reagim i tillë për të gjithë. Pasi tashmë të gjithë e dinë agresivitetin e virusit dhe tashmë secili është më i informuar dhe duke qenë se i ka disa informacione atëherë është e rëndësishme që të menaxhohet më mirë frika.

Sipas saj një menaxhim nga ana e qytetarëve është që ta trajtojnë ankthin, ta marrin si një grip stinor dhe pse me një vdekshmëri më të lartë.

“Ajo që na rezulton ne është se për një kohë shumë të shkurtër ka infektuar shumë njerëz. Ka qenë shumë agresiv dhe tashmë ëshstë periudha e inkubimit, sikundër dhe Amerika. Shqipëria duhet të jetë e gatshmë për ta përballojë një situatë të tillë. Ardhja e Koronavirusit në Shqipëri eshte nje fakt qe e lidh ate më shumë me vdekjen, pasi ne kemi harruar të themi se cila është pjesa e shpëtuar e këtyre njerëzve që kanë të infektuar”, tha psikologia.

Gjithashtu ajo nga studio e ABC News ka bërë një thirrje për të gjithë moshat e treta, të cilët duhet të bëjnë kujdes të mos qëndrojnë në ambjente që ka shumë njerëz dhe të shmangin kontaktet dhe të mos takohen.

Si është vdekshmëria në raport me sëmundjet e tjera gripale? Statistikisht vdesin më pak njërëz në aksidente sesa në avion?

Fobia nga avioni është tjetër gjë. Vajtja në ajër ëhstë një ndryshim drastik për njerin, është frika e të mos qenurit asaj që ti ke qenë çdo ditë. Propabiliteti në psikologjinë e njeriu fobitë janë të lidhura me të tjerë elementë. Mënyra se si individi mund të ketë pësuar disa drama në fëmijëri. Prirja e individit për të grumbulluar ankth. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të bërë atashime të tilla. Mënyra më e mirë për ta menaxhuar frikën dhe nga avioni është ballafaqimi.

Një gjë tjetër që do të ndikonte në qetësimin e qytetarëve është dhe informacioni. Njerëzit kanë një perceptim të drejtë apo i gabuar. Ato kanë një perceptim se ne nuk do të jemi në gjendje që ta përballojmë një gjë të tillë?

Këtu nuk ka shaka nuk mund të mbulosh diellin me shoshë, pasi viroza i prek të gjithë. Menaxhimi i kësaj situatë duhet të jetë sa më profesional. Ne kemi trashëguar problem etë pandëshkueshmërisë. Ne kemi mjekë dhe specialistë shumë të mirë. Unë ju bëj thirrje qyetarëve pasi ne përtej kushteve që ne i kemi optimale kemi mjekë që janë me të vertëtë heronjë. Kemi mjekë që unë mendoj se do të bëjnë maksimumin nëse ndodh një gjë e tillë. Ato ndien të fyer kur dëgjojnë se nuk e përballojnë

Sa mundësi ju japim ne?

Një gjë e mirë është që qytetarët të bëjnë një kujdes në masat parandaluese. Mundësitë e parandalimit janë të qarta. Mungesa e kontakteve në vende shumë të populluara, larja e duarve dhe për të jetëpër mua duhet të bëhet kujdes në masat e parandalimit. Nuk e gjen gjë Shqipërinë nëse ndërpret një miting, një ndeshje futbolli etj.

Përderisa nuk kemi rast të ditur specialistët theksojnë se nuk kemi arsye që të ndalojmë aktivitetet?

Unë do të thosha se meqë jemi në stinën e virozave dhe në periudhën e një drite të kuqe është që ne të marrim masa proaktive, Ne nuk mund ti dalim topit me gjoks. SHBA bëri të njëjtën gjë, pasi në fund të ditës është një virozë.