Mbrëmë në Staples Center është mbajtur ceremonia përkujtimore për Kobe Bryant dhe vajzën e tij, Gianna.
Shumë yje janë mbledhur për të bërë homazhe për basketbollistin e njohur, Kobe Bryant, i cili ka humbur jetën tragjikisht bashkë me vajzën e tij dhe shtatë viktima të tjerë.
Të famshëm si Beyonce e Michael Jordan kanë udhëhequr ceremoninë me shumë emocione, shkruan Gazeta Express.
Beyonce është shfaqur me një orkestër, ku ka filluar me këngën “XO”, të cilën e këdoi për nder të Kobe pasi ajo ishte kënga e preferuar e tij. Beyonce më pas vazhdoi me baladën e saj ‘Halo’, të cilën ia dedikoi Kobe-s dhe Gianna-s.
Miku më i mirë i Bryant, legjenda e basketbollit Michael Jordan ka mbajtur një fjalim dhe nuk i mbajti lotët para publikut të mbledhur në sallën e stërmbushur ku Kobe luajti me ekipin e tij, LA Lakers.
Michael Jordan emotional speech at memorial for Kobe Bryant and Gianna BryantNë skenë është ngjitur edhe Vanessa Bryant, gruaja e Kobe, e cila bëri paraqitjen e parë në publik që nga vdekja e bashkëshortit dhe vajzës së saj.
Vanessa në fjalimin prekës e quajti bashkëshortin e saj ‘shpirti i saj binjak’, duke thënë: “Ai ishte bashkëshorti më i mrekullueshëm. Ne e kemi balancuar njëri-tjetrin. Ai ishte i dashur, i adhurueshëm dhe romantik.”./Gazeta Express/
Vanessa Bryant’s inspirational and moving speech at Celebration of Kobe & Gianna Bryant | FOX SPORTS
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...