Para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, përderisa partitë politike në vend vazhdojnë të koketojnë për koalicione , BDI ripërsërit se kjo parti nuk bën partneritete paraprake, përcjell Express nga Aktuale.
Kreshnik Bekteshi tha se BDI është e pakonkurrencë në spektrin politik shqiptar.
“BDI nuk bën partneritete paraprake. BDI është në partneritet vetëm me qytetarët e RMV-së, veçanërisht me qytetarët shqiptarë. Dhe pikërisht qytetarët do të vendosin për të ardhmen e BDI-së. Ne jemi të bindur dhe këtë e tregojnë edhe anketat dhe hulumtimet e ndryshme se BDI nuk ka konkurrencë, në veçanti në spektrin politik shqiptar në RMV”, tha Bekteshi./GazetaExpress/B.Leka/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...