E bleu tre muaj para se ta shkatëronte tërmeti! Artistja shqiptare mbeti pa shtëpi - Gazeta Express
string(81) "e-bleu-tre-muaj-para-se-ta-shkateronte-termeti-artistja-shqiptare-mbeti-pa-shtepi"

E bleu tre muaj para se ta shkatëronte tërmeti! Artistja shqiptare mbeti pa shtëpi

Gazeta Express

19/02/2020 11:35

Keti Bashhysa, violonçelistja shqiptare ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi se tërmeti i 26 Nëntorit e lëndoi psikologjikisht, por edhe e la pa shtëpi. Keti tregoi se kishte vetëm tre muaj që e kishte blerë shtëpinë e re me kursimet e jetës.

E prekur artistja kujtoi ngjarjen e asaj nate dhe në ekran shfaqeshin ambientet e shtëpisë së saj të shkatërruar.

Lexo Edhe:

“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme dhe jo vetëm unë. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhemb shumë, mos ta ndjeja, ishte e tmerrshme. Shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë atë shtëpi, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, por s’ishte e thënë”, u shpreh Keti.

Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.