Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se është angazhuar i gjithë ekipi për të përfunduar nesër autopsinë e pesë viktimave në Gjilan.
Ai tha se sot që nga marrja e lajmit nga policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer të gjitha proceset e nevojshme.
“Në orën 13:00 kemi pasë thirrje zyrtare nga policia dhe në orën 14:00 kemi qenë në vendin e ngjarjes deri në orën 19:00 bashkë me Forenzikën. Tash më herët i sollëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Autopsia do të fillojë nesër në mëngjes sepse janë pesë raste, por do t’i kryejmë nesër bashkë me kolegët tonë”, tha ai për Klan Kosovën.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...