Dimitrov për vizitë zyrtare në Spanjë, diskutohet për ratifikimin e Protokollit - Gazeta Express
string(78) "dimitrov-per-vizite-zyrtare-ne-spanje-diskutohet-per-ratifikimin-e-protokollit"

Dimitrov për vizitë zyrtare në Spanjë, diskutohet për ratifikimin e Protokollit

Gazeta Express

18/02/2020 10:16

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me ftesë të Ministres së Jashtme, Arança Gonzalez Laja.

Siç kumtoi MPJ-ja, në agjendën e bisedimeve të të dy ministrave do të përfshihen çështjet e përmbylljes së procesit të ratifikimit të Protokollit të pranimit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, nga ana e Parlamentit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe situata aktuale dhe perspektivat për promovimin e marrëdhënieve të gjithanshme bilaterale.

Lexo Edhe:

Në kuadër të vizitës në Madrid, Ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit spanjoll, Meriçel Batet.

Kuvendi i RMV-së, për shkak të shpërndarjes për zgjedhjet e parakohshme parlamentare javën e kaluar, e miratoi para kohe protokollin e vendit për anëtarësim në NATO, ndërsa ratifikimi do të hyjë në fuqi pasi të publikohet në “Gazetën Zyrtare” pasi parlamenti spanjoll ta votojë atë si anëtare e 29-të e NATO-s. Me këtë do të përfundojë procedura dhe shteti do të bëhet anëtare e 30-të e plotë e Aleancës, përcjell GazetaExpress./V.Leka/