12 vite ‘New Born’, monumenti që vulosi historinë e pavarësisë - Gazeta Express
string(59) "12-vite-new-born-monumenti-qe-vulosi-historine-e-pavaresise"

Gazeta Express

17/02/2020 13:43

12 vite ‘New Born’, monumenti që vulosi historinë e pavarësisë

Gazeta Express

17/02/2020 13:43

Monumenti i cili u krijua me rastin e shtetbërjes së Kosovës, “NEWBORN”, sivjet po mbush gjithsej 12 vjet.

Gazetare: Vjosa Haxhijaj

I vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, për t’u zbuluar pikërisht më 17 Shkurt të 2008-ës, ky monument u bë vulë për shtetin më të ri në botë.

I ndërtuar nga një skelet çeliku dhe i mbuluar me shtresë metali, çdo shkronjë e tij është 3 metra e lartë, 1 metër e thellë dhe 24 metra e gjerë.

Fisnik Ismajli, autor i monumenti i cili bëri bujë në gjithë botën, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së vendit, na kthen prapa në kohë duke kujtuar lindjen e “NEWBORN”-it. Në fakt, çdo gjë sa i përket idesë së këtij monumenti kishte filluar në një mbledhje të mbajtur vetëm 11 ditë para datës së madhe të 17 shkurtit.

Fillimisht ky projekt nuk gjeti përkrahje institucionale. E duke qenë në presion të kohës, Ismajli vendosi ta marrë përsipër realizimin e tij.

Ky monument qëndroi i ngjyrosur me të verdhë për vite me radhë, ani pse plani i projektit ishte ngjyrosja dhe rifreskimi i tij në çdo përvjetor të shtetit.

Pas 5 vjetëve filloi implementimi i idesë fillestare, tradita e ngjyrosjes  së “NEWBORN”-it.

Qeveria e Kosovës fillimisht mori vendimin ta ngjyroste atë me ngjyrën që e pati që në fillim dhe si shenjë revolte, dy ditë para 5-vjetorit të Pavarësisë, krijuesit  bënë thirrje tek qytetarët të ndihmonin në ngjyrosjen e monumentit, me flamujt e 98 shteteve që deri atë herë kishin njohur Pavarësinë e Kosovës.

Tutje viti 2014 e gjeti “NEWBORN”-in të mbuluar me ngjyra ushtarake në shenjë respekti për 15 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga NATO dhe UÇK-ja.

Ndërsa në vitin 2015 me moton “Shprehu shlirë, ndjehu mirë”, qytetarët ishin të lirë të pikturonin çfarëdo që dëshironin, pos shkronjës “E” e cila mbeti e zezë e që simbolizonte emigrimin masiv të kosovarëve në po atë vit.

2016-ta e solli “NEWBORN”-in përsëri ndryshe.

Qielli i kaltër me re e i mbuluar me gjemba përçonte mesazhin e izolimit, pamundësinë e Kosovës për tu integruar në Bashkimin Evropian si dhe qeshjen globale të refugjatëve që atë vit kishte bërë bujë në mediat botërore.

Shkronjat ‘N’ dhe ‘W’ e këtij monumenti u rrëzuan në 2017.

Poshtë shkronjave u dha mesazhi “No Walls” apo “Jo mure”, si revoltë ndaj botës që po krijonte mure dhe po pengonte lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në kohën kur në Kosovë flitej për murin në Mitrovicë e në Amerikë për murin me Meksikën, edhe kësaj radhe monumenti do jepte mesazh kombëtar e ndërkombëtar.

Viti 2018, njëherësh jubileu i dhjetë i pavarësisë, do ta gjente “NEWBORN”-in me 2 numra në mes, kështu për t’u shndërruar nga “NEWBORN” në “NEW10ORN”. 

Ndërsa më 2019-ën numrat u hoqën dhe u vizatua për natyrën, ujin, reciklimin me moton “Ruaje ambientin”.

E 12 vjetori i pavarësisë përmes këtij monumenti do të  monumentin shënohet me një temë shumë të ndjeshme dhe jo shumë të diskutuar.

Monumenti “NEWBORN” padiskutim do të jetë pjesë e historisë së Kosovës dhe një prej më të komentuarve në botë./Express/