Vinicius thotë se po punon shuëm që të përmirësojë finalizimin.
Vinicius Junior është duke bërë paraqitje pozitive ndeshjet e fundit me Real Madridin.
Por, 19-cjeçari ka probleme me gjetjen e rrjetës, e pranon se nuk është një finalizues i mirë.
Ai ka thënë se për këtë është duke punuar shumë me Zinedine Zidane, derisa ka marr shembull evoluimin e Raheem Sterling.
“Jam vetëm 19-vjeçar, po përmirësohem”, tha Vinicius.
“Edhe Benzema po më ndihmon, kur të ia nisi së shënuari, besoj se do të shënoj shumë gola këtu, ashtu si çdo anësor tjetër”.
“Sterling është shembulli më i mirë, ai ka luajtur sikur unë dhe nuk ka shënuar shumë gola, ndërsa këtë sezon deri më tani ka shënuar shumë. Sezonin e kaluar ka shënuar edhe më shumë”.
“Jam duke u përmirësuar, Zidane dhe Betoni po më ndihmojnë”. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...