Manchester City përjashtohet nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme - Gazeta Express
string(76) "manchester-city-perjashtohet-nga-liga-e-kampioneve-per-dy-sezonet-e-ardhshme"

Manchester City përjashtohet nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme

Gazeta Express

14/02/2020 19:47

Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga UEFA, dhe është gjobitur me 30 milionë euro, pasi u zbulua se klubi ka thyer rregullat financiare që ka përcaktuar UEFA.

Ashpërsia e përjashtimit për dy sezonet e ardhshme dhe vlera e gjobës, tregon se sa seriozisht UEFA e konsideron se klubi anglez ka shkelur rregullat dhe kodin e sjelljes, shkruan The Guardian, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

City  ka mohuar me ngulm të ketë thyer rregullat e UEFA’s.

Kur City u akuzua në majin e kaluar, klubi edhe atëherë kishte mohuar thyerjen e rregullave, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”.

Man City besohet se do të çështjen do ta dërgojë në apel kundër aktgjykimit të UEFA’s në gjykatën e arbitrazhit për sport./GazetaExpress/