Ditën e sotme Presidenti Meta ka dekretuar amnistinë për të burgosurit.
Nga amnistia pritet të lirohen menjëherë 175 të burgosur, nga të cilët 150 meshkuj, 25 gra dhe dy të mitur.
Përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 31 dhjetor 2019 si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove.
Dekretet e tjera
Kreu i shtetit dekretoi dhe
Ligjin nr. 6/2020 “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”;
Ligjin nr. 7/2020 “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”;
Ligjin nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”;
Ligjin nr. 9/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”;
Ligji nr. 10/2020 “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...