Tragjedia në Bulqizë! Burri emigrant në Greqi, nëna me dy fëmijët u asfiksuan në gjumë,vajza tjetër në luftë për jetën - Gazeta Express
string(115) "tragjedia-ne-bulqize-burri-emigrant-ne-greqi-nena-me-dy-femijet-u-asfiksuan-ne-gjumevajza-tjeter-ne-lufte-per-jeten"

Tragjedia në Bulqizë! Burri emigrant në Greqi, nëna me dy fëmijët u asfiksuan në gjumë,vajza tjetër në luftë për jetën

Gazeta Express

14/02/2020 13:37

Tragjedi në familjen Tola në Ostren të Bulqizës. Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Gazetari Enver Doçi në një lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes raportoi për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e sotme. Sipas tij, ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.

Lexo Edhe:

Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Doçi pohon se Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital. Po ashtu gazetari tha se ka dyshime që dhe kjo e fundit mund të ketë ndërruar jetë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia dhe spitali. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.