Këshilltarja e Haradinajt: Inkurajuese, Vuçiq po nënshkruan me Kosovën pa u hequr taksa - Gazeta Express
string(85) "keshilltarja-e-haradinajt-inkurajuese-vuciq-po-nenshkruan-me-kosoven-pa-u-hequr-taksa"

Këshilltarja e Haradinajt: Inkurajuese, Vuçiq po nënshkruan me Kosovën pa u hequr taksa

Gazeta Express

14/02/2020 12:24

Këshilltarja e ish-kryeministri Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e sotme në Mynih të Gjermanisë ku Serbia dhe Kosova janë pajtuar për nënshkrimin e dy marrëveshjeve, të asaj për hekurudha dhe për autostradë.

Përmes një reagimi në twitter, Meliza Haradinaj, ka thënë se është inkurajuese ta shohësh se si presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, nënshkruan marrëveshje me Kosovën e pavarur edhe pa u hequr taksa 100 %.

Lexo Edhe:

“Inkurajuese ta shohësh guximin dhe besimin politike të Aleksander Vucicit për të nënshkruan marrëveshje me Kosovën e pavarur, teksa tarifa 100 % është ende në fuqi.  Inkurajim për të që të njohë Kosovën e pavarur në kufijtë ekzistues, në mënyrë që të dy shtetet dhe popujt të ecin përpara”, ka shkruar Haradinaj në twitter, raporton Gazeta Express.