Takimi me Komsionin e Venecias, Basha: Ishte i frytshëm, Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese - Gazeta Express
string(104) "takimi-me-komsionin-e-venecias-basha-ishte-i-frytshem-shqiperia-eshte-ne-nje-krize-te-thelle-kushtetuese"

Takimi me Komsionin e Venecias, Basha: Ishte i frytshëm, Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese

Gazeta Express

14/02/2020 9:30

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me Komisionin e Vencias ka deklaruar se Shqipëria është në një krizë të thellë Kushtetuese.

“Takimi me komisonin ishte shumë i frutshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese. Kemi një pushtet që nuk pyet as për komisonin e Venecias, që ka çuar në Kuvendin ilegjitim, ligjet antikushtetuese. Oligarkët bashkë me qeverinë kanë kapur zgjedhjet, kjo nuk është demokraci, ky nuk është shteti ligjor. Qeveria do të mbrojë krimet e veta. Qeveria ka kapur gjithçka. Një qeveri që palament që kanë nga dosjet 184 është peng i oligarkëve.  Zgjedhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, ne sakrfikikuam gjithçka për shqiptarët.  Nëse pala tjetër do të vendosë para shqiptarëve,  interesat e pushtetit të vet, do të vazhdojë me krimin e organziaur, opozita bashkë me qytetarët do të marrë pozitat në dorë për t’u përballur me këtë grusht pushtetarësh“, u shpreh Basha.

Lexo Edhe: