string(57) "shefi-i-be-se-ne-kosove-ka-nderhyrje-politike-ne-gjyqesor"

Gazeta Express

12/02/2020 7:21

Shefi i BE-së: Në Kosovë ka ndërhyrje politike në gjyqësor

Gazeta Express

12/02/2020 7:21

Shefi i ri i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se në Kosovë ka ndërhyrje politike në gjyqësor.

Në këtë intervistë, ai ka folur për praninë e madhe të korrupsionit, për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës, dhe për potencialin e të rinjve, të cilët i ka quajtur “truri i Kosovës”.

Ka treguar se detyra kryesore e tij si shef i ri i EULEX-it është që misioni të vazhdojë të jetë i aftë për t’i shërbyer qëllimit, të jetë partner i besueshëm, i drejtë dhe i sinqertë për partnerët nga sektori i sundimit të ligjit të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kjo është në veçanti e rëndësishme tani me Qeverinë e re, qëllimi i theksuar i së cilës është pasja e një sistemi të pavarur, të paanshëm dhe profesional të drejtësisë në Kosovë dhe kthimi i besimit në të”, ka thënë Wigemark.

Shefi i EULEX-it ka premtuar mbështetje për të gjitha institucionet e Kosovës në mënyrë që ato të marrin pronësinë e plotë të procesit të domosdoshëm të reformave dhe rrugëtimit evropian.