Gjiganti jugkorean i teknologjisë, sot ka prezantuar telefonin më të ri të palosshëm Galaxy Z Flip.
Galaxy Z Flip, për dallim nga Galaxy Fold që kur hapet bëhet sikur një tablet, kur hapet duket sikur një smartfon i zakonshëm, shkruan gsmarena.
Samsung Galaxy Z Flip vjen me ekran 6.7-inç Dynamic AMOLED me xham ultra të hollë Gorilla Glass 6 e rezolucion prej 1,080 x 2,636 pikselë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky telefon i ri i palosshëm ka edhe ekran të dytë prej 1.1-inçësh Super AMOLED i cili është i pozicionuar në pjesën e pasme të kornizës ku shfaqen menjëherë njoftimet.
Gjithashtu, Galaxy Z Flip vjen me procesor të Qualcommit, Snapdragon 855+, 8 GB RAM memorie, 256 GB memorie të brendshme UFS 3.0, si dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G.
Sa i përket kamerave, telefoni i ri i palosshëm i Samsungut ka kamerën kryesore prej 12 megapikselë, si dhe kamerën e dytë prej 10 megapikselë. Po ashtu, vjen edhe me baterinë prej 3,300 mAh e cila mund të mbushet në shpejtësi prej 15W.
Ndër veçoritë tjera të vlefshme, përfshihet edhe set i altoparlantëve stereo nga AKG, mbushje të baterisë pa tela (wireless), si dhe sistemin operativ Android 10 me ndërfaqen e përdoruesit UI 2.0.
Samsung Galaxy Z Flip do të jetë në dispozicion nga 14 shkurti, duke filluar me çmim prej 1,500 euro me ngjyrë të zezë, vjollce dhe ari.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...