Propozuar, fejuar apo martuar më 14 shkurt, të famshmit që kanë zgjedhur ditën më romantike të vitit - Gazeta Express
string(98) "propozuar-fejuar-apo-martuar-me-14-shkurt-te-famshmit-qe-kane-zgjedhur-diten-me-romantike-te-vitit"

Gazeta Express

10/02/2020 19:24

Propozuar, fejuar apo martuar më 14 shkurt, të famshmit që kanë zgjedhur ditën më romantike të vitit

Gazeta Express

10/02/2020 19:24

Dita e Shën Valentinit ka qenë shumë domethënëse për disa prej çifteve të njohur të showbizit. Përgjatë viteve, të famshmit kanë zgjedhur 14 shkurtin për ta çuar dashurinë e tyre në një nivel tjetër. Disa prej tyre janë martuar në këtë ditë speciale, disa janë fejuar, ndërsa të tjerë kanë marrë propozimin e të dashurit.

Sharon Stone dhe Phil Bronstein

Aktorja e “Basic Instinct” u martua me Phil Bronstein, editorin ekzekutiv “San Francisco Examiner”, më 14 shkurt 1998. Çifti adoptuan një fëmijë në vitin 2000, Roan Joseph Bronstein. Megjithatë, dashuria e tyre qiellore nuk zgjati shumë, sepse u divorcuan në vitin 2004 për mospërputhje karakteri.

Harrison Ford dhe Calista Flockhart

Harrison Ford u takua me Calista Flockhart në vitin 2002 në çmimet “Golden Globes”. I njohur për rolet Han Solo dhe Indiana Jones, 73-vjeçari i propozoi të dashurës në Ditën e Shën Valentinit më 2009. Me një diferencë 23-vjeçare mes të dyve, Flockhart dhe Ford, provuan se mosha është thjeshtë një shifër. Ata u martuan një vit më vonë dhe adoptuan një djalë, Liam.

Pamela Anderson dhe Tommy Lee

Aktorja e filmit “Baywatch”, Pamela Anderson, ka kalaur një Shën Valentin të çmendur në vitin 1995, kur u fejua me Tommy Lee dhe 96 orë më vonë, më 19 shkurt u martuan në plazh, ndërsa Anderson veshi bikini si fustan nuseje. Çifti kanë së bashku dy djem, Brandon Thomas Lee dhe Dylan Jagger Lee. Megjithatë, martesa e tyre nuk zgjati shumë, pasi ata u ndanë vetëm 3 vjet pas dasmës në plazh.

Meg Ryan dhe Dennis Quaid

Meg Ryan u martua me aktorin Dennis Quaid në Ditën e Shën Valentinit në vitin 1991, pasi luajtën 3 filma bashkë. Çifti deklaroi se ranë në dashuri me njëri-tjetrin gjatë filmit të dytë. Ryan dhe Quaid kanë një djalë, Jack Quaid, i cili ka lindur në vitin 1992. Çifti u nda në vitin 2001.

Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault

Aktorja hollivudiane Salma Hayek dhe biznesmeni francez Francois-Henri Pinault jo vetëm që zgjodhën ditën më romantike të vitit për t’u martuar, por zgjodhën edhe qytetin më romantik për të thënë “Po”. Çifti u martuan në Paris ditën e Shën Valentinit në vitin 2009. Kanë një vajzë së bashku, e cila edhe emrin e ka domethënës, Valentina Paloma Pinault.

Adriana Lima dhe Marko Jaric

81461636WR009_3RD_ANNUAL_AM

Engjëlli i “Victoria’s Secret” Adriana Lima dhe lojtari i NBA, Marko Jaric, e bënë dasmën e tyre të paharrueshme. Çifti u martuan më 14 shkurt në vitin 2009 në Jackson Hole, Wyoming. Nëntë muaj më vonë lindi edhe vajza e tyre, Valentina Lima Jarić.