Taksa e prishi me Ramush Haradinajn, tash Veseli i thotë Kurtit pse po ngutesh - Gazeta Express
string(74) "taksa-e-prishi-me-ramush-haradinajn-tash-veseli-i-thote-kurtit-mos-u-ngutt"

Gazeta Express

06/02/2020 15:20

Taksa e prishi me Ramush Haradinajn, tash Veseli i thotë Kurtit pse po ngutesh

Gazeta Express

06/02/2020 15:20

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me taksën ndaj produkteve serbe. Veseli i ka bërë thirrje Kurtit që të mos ngutet lidhur me këtë çështje, raporton Express

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se Qeveria e re nuk duhet të dorëzohet para Serbisë dhe se taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës.

Veseli ka thënë se edhe qeveria e kaluar ka rënë shkaku i taksës, prandaj “nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme”.

“Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tone”, ka shkruar Veseli. /Gazeta Express