I akuzuar nga PS për lidhje 'okulte' me Berishën, Damir Fazlliç në konferencën e Ramës në SHBA - Gazeta Express
string(91) "i-akuzuar-nga-ps-per-lidhje-okulte-me-berishen-damir-fazllic-ne-konferencen-e-rames-ne-shba"

Gazeta Express

06/02/2020 12:58

I akuzuar nga PS për lidhje ‘okulte’ me Berishën, Damir Fazlliç në konferencën e Ramës në SHBA

Gazeta Express

06/02/2020 12:58

Damir Fazliç qëndron ulur përballë Edi Ramës në konferecën e këtij të fundit për shtyp në Uashington. Siç duket në foton qe sjell Lapsi.al, biznesmeni është ulur në panelin përballë kryeministrit.

Damir Fazlic është një biznesmen boshnjak i sulmuar vazhdimisht nga Rama dhe opozita e majtë gjatë qeverisë Berisha. Fazlicin e kanë cilësuar si mik dhe bashkëpunëtor të Sali Berishës, duke e akuzuar për marrje tenderash në mënyrë abuzive. Sipas Ramës ai shpërblehej me tendera për lobimin që kryente në Uashington pro Sali Berishën.