Lot, emocione – Si e nderuan Lakers Kobe Bryant në ndeshjen pas vdekjes tragjike të legjendës - Gazeta Express
string(90) "lot-emocione-si-e-nderuan-lakers-kobe-bryant-ne-ndeshjen-pas-vdekjes-tragjike-te-legjendes"

Gazeta Express

01/02/2020 9:25

Lot, emocione – Si e nderuan Lakers Kobe Bryant në ndeshjen pas vdekjes tragjike të legjendës

Gazeta Express

01/02/2020 9:25

Në një natë në Staples Center kur basketbolli ishte pothuajse sekondar, Los Angeles Lakers e nderuan legjendën e klubit të tyre dhe NBA në përgjithësi, Kobe Bryant, i cili vdiq në mënyrë tragjike të dielën, bashkë me vajzën e tij në helikopter.

Para ndeshjes kundër Portland Trail Blazers, Los Angeles Lakers i kishin përgatitur disa gjëra për ta nderuar Kobe Bryant. I gjithë stadiume ishte mbuluar me bluza të verdha me dy numrat që Kobe Bryant i kishte mbajtur gjatë karrierës së tij: 8 dhe 24 – në mënyrë që të gjithë tifozët të kenë mundësi të bashkohen në përkujtimin për Bryant, transmeton Gazeta Express.

Pastaj në skenë doli këngëtari amerikan Usher, i cili e këndoi këngën “Amazing Grace”.

Radha më vonë i erdhi një violonçelistit Ben Hong, tingujt e së cilit përcilleshin nga momentet më të mirë të Kobe Bryant në karrierë dhe kompletoheshin nga fjalitë e famshme të ikonës së basketbollit për jetën, punës, familjen dhe sportin të cilin e dashuronte aq shumë.

Pas kësaj, ylli i Lakers, LeBron James, e mbajti një fjalim për Kobe Bryant, duke e nisur me përmendjen e të gjithë nëntë personave që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit të dielën. Ai e kishte përgatitur një fjalim në letër, por vendosi të fliste nga zemra.

Çdo lojtar titullar u prezantua në të njëjtën mënyrë “6-6, sezoni i 20-të pëër lojtarit nga Loëer Merion High School, Ko-bee Bryant”.

Përveç që lojtarët e të dyja skuadra dolën në fushë për t’u stërvitur me fanellat me numrat e Kobe Bryant, fusha ishte modifikuar – Lakers ecën mbi numrin tetë, Blazers mbi 24. Par se të fillonte ndeshja u mbajtën 24.2 sekonda heshtje – 24 për Koben, 2 për Gigin shkaku i numrit të fanellës, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja filloi me Lakers që e mbajtën topin pa e përfunduar aksionin për 24 sekonda, duke e nderuar Koben, përderisa Blazers nuk doli nga fusha e vet për tetë sekonda, duke e shkelur sërish rregullin e NBA për nder të Bryant.

Përderisa nata kalonte, drita shkëlqente mbi dy fanellat e Kobe Bryant në Staples Arena dhe në dy ulëset e lëna zbrazur për të dhe për Gigin.

Për më tepër, jashtë stadiumit ishin grumbulluar qindra njerëz që linin lule dhe gjëra të tjera për ta kujtuar Bryant. /Gazeta Express/